Kalo te përmbajtja

LSE / Eventet

Java e Mirëseardhjes – Njihu me Universitetin. Njihu me LSE-në.

Më 1 Tetor, Lëvizja Studentore për Emancipim – LSE nis Javën e Mirëseardhjes për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, me vizita në fakultete, informim të drejtpërdrejtë dhe prezantim të mundësive që studentët kanë brenda dhe jashtë jetës akademike.

Vendndodhja: Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë
Java e Mirëseardhjes – Njihu me Universitetin. Njihu me LSE-në.

Një fillim i ri meriton një pritje të denjë.

Me fillimin e vitit të ri akademik, Lëvizja Studentore për Emancipim – LSE do të jetë pranë studentëve që nga dita e parë.

Duke filluar nga 1 Tetori 2026, përfaqësuesit dhe anëtarët e LSE-së do të vizitojnë fakultetet e Universitetit “Haxhi Zeka” për t'i mirëpritur studentët, për t'i informuar rreth jetës universitare dhe për t'i njohur nga afër me punën dhe misionin e LSE-së.

Gjatë Javës së Mirëseardhjes, studentët do të kenë mundësi të informohen për:

funksionimin dhe organizimin e universitetit;

të drejtat dhe përfaqësimin studentor;

mbështetjen që mund të kërkojnë gjatë studimeve;

aktivitetet, projektet dhe iniciativat studentore;

mundësitë për angazhim dhe zhvillim profesional;

anëtarësimin dhe përfshirjen aktive në LSE;

mënyrat se si mund t'i adresojnë kërkesat, problemet dhe idetë e tyre.

Për ne, studenti nuk duhet të mbetet vetëm një numër në sistem.

LSE është student për studentin.