LSE / Platforma studentore
Kryesia
Njerëzit që mbajnë përgjegjësinë për përfaqësim, punë dhe rezultat.
01 / Zëri i studentëve
Kryetar
Elton Ramqaj
Elton Ramqaj është Kryetar i Lëvizjes Studentore për Emancipim – LSE dhe student në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, në programin Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi.
Ish-instruktor në Cisco Networking Academy, me përvojë në teknologji, zhvillim digjital dhe menaxhimin e mbi 25 bizneseve dhe projekteve digjitale. Angazhimin e tij në LSE e fokuson në përfaqësimin e studentëve, iniciativa konkrete dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
PërfaqësimPërgjegjësiVeprim
Nënkryetar
Floriant Bytyqi
Floriant Bytyqi është Nënkryetar i Lëvizjes Studentore për Emancipim – LSE dhe student në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, në programin Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi.
Me formim në fushën e informatikës dhe përvojë në zhvillimin e webfaqeve dhe projekteve digjitale, ai angazhohet në teknologji, inovacion dhe iniciativa studentore. Si bashkëthemelues i iniciativës LSE, angazhimi i tij fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të studentëve, fuqizimin e përfaqësimit studentor dhe realizimin e projekteve konkrete që kontribuojnë në zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve.